BRITANI E MADHE-Rreth 3 mijë persona kanë pozuar nudo dhe plotësisht të lyer me blu në qendër të Hull, një qytet në veri të Britanisë së madhe, për instalimin e fundit të artistit amerikan Spencer Tunick.

Projekti me titullin, ‘Deti i Hull’, do të zbulohet në 2017, kur qyteti britanik do të jetë ‘Qyteti i Kulturës’.

Të gjithë pjesëmarrësit janë ngjyrosur me ngjyrat e veçanta kaltëroshe për të kujtuar tonalitetet e detit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb