ITRANE

Ditën e sotme në media po përflitet për një tjetër ndarje në shoëbiz. Këtë herë bëhet fjalë për aktorin Amos Zaharia dhe këngëtaren Gigliola Haveriku.

Çifti dikur shfaqej kudo bashkë dhe lidhjen e kishin bërë publike duke qenë se edhe në intervista flisnin për njëri-tjetrin. Mirëpo thashethemet për ndarjen e tyre kanë nisur pas një veprimi të të dyve në rrjete sociale.

Kjo lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën. Duket se çdo gjë ka marrë fund mes tyre pasi ata kanë fshirë fotot nga Instagrami dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Akoma nuk dihen arsyet e ndarjes. Na mbetet të presim derisa të zbulojmë të vërtetën.

Nga ana tjetër, Amosi ka një marrëdhënie shumë të veçantë me nënën e tij. Para disa kohësh, Zaharia rrëfeu në një intervistë se pas çdo shfaqje, Yllka Mujo është aty për t’i tërhequr veshin, mbi gjërat që nuk kanë shkuar mirë gjatë një shfaqje teatrale.

Ai tha se nëna e tij është personi që i beson më shumë se çdo njeri tjetër, por nuk i kërkon ndihmë asaj për ndërtimin e një roli në teatër.Ajo ka mundësinë ta shohë rolin kur ka mbaruar çdo gjë, dhe madje edhe e kritikon kur diçka nuk ka shkuar siç duhej!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: