Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndan me ndjekësit një moment ndryshe, në këtë kohë pandemie.

Brataj shkruan në ‘Facebook’ se sot pas mbledhjes me stafin dikush i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhuruar diçka, mjaft të veçantë për të.

Bëhet fjalë për dy libra, të cilët Brataj i vlerëson shumë, dhe që premton se do t’i lexojë, sapo të ketë pak kohë të lirë.

Mesazhi i Bratajt:

Një dhuratë në kohë Covidi-19! Sapo kisha përfunduar një takim me stafin e e institucionit në zyrën time dhe dëgjoj përsëri një trokitje në derë. Përsëri thashë ndonjë problem dhe me gjysëm zëri fola “Hyr”.

Një nga punonjëset e mia me një pako të mbështjell në dorë që më thot; doktor është një dhuratë për ju. Faleminderit i them vendose mbi tavolinë. Jo doktor ma kanë dhënë për ju! Ok, ma jep dhe ndërkohë e hapa, çuditërisht pashë që pokua ishe e fortë dhe e mirë paketuar si ato dhuratat që të sjellin për ditëlindje. Unë e kam në shkurt mendova aty për aty dhe pasi e hapa gjeta dy libra! Ëau sa ide e bukur, sa dhuratë e bukur në kohë Covidiane thashë.

Pastaj pashë në kopertinën e librit emrin e shkrimtares që herë pas here poston copëza të krijmtarisë në murin e saj të facebookut. Por gjëja më e bukur që autorja është kolege e përkushtuar, e cila me këmbëngulje më detyroi vitin e kaluar të bënim një trajnim për dhënien e ndihmës së parë te shkolla Andon Zako Çajupi në Tiranë, ku çdo ditë i përkushtohet profesionit të mjekut. Interesi I studentëve ishe shumë I madh se sapo epidemia të përfundoj do të rifillojmë këtë kulturë të bukur të sensibilizimit të brezave të rinj për dhënien e ndihmës së parë. Një dhuratë shumë e bukur, të lexosh diçka tjetër veç Covidit në kohë Covidi.

Dhuratë më të bukur e nderuar shkrimtare dhe kolege, e nderuar Eliverta Kanina Anelli nuk do ta imagjinoja. Faleminderit dhe të premtoj që në këtë weekend do ta gjej pak kohë për të lexuar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb