POGRADEC

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka zhvilluar një takim me ministrin dhe sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë publik vetë Agron Duka, i cili shkruan në “Facebook” se Shqipëria ka çfarë të mësojë nga fqinjët tanë lindore në fushën e Bujqësisë, por jo vetëm. Ai tregon se në Maqedoninë e Veriut sektori i bujqësisë ka ndihmë të madhe nga shtetit me anë të subvencioneve.

Postimi i Agron Dukës:

Një takim tejet miqësor me z. Trajan Dimovski dhe z. Nefrus Çeliku, përkatësisht Ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut. Kemi shumë për të mësuar nga fqinjët tanë lindorë, sidomos kur njihesh me faktin se në buxhetin e vitit 2019, mbështetja e planifikuar për bujqësinë është rreth 140 milionë euro. Nga këto, 107 milionë janë për subvencione. Ndërkohë, në Shqipëri, fondi i subvencioneve i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është vetëm 5 milionë euro. Një diferencë e frikshme, e cila është një tjetër pikë që ilustron më së miri pse Shqipërisë i vendosen kushte për çeljen e negociatave dhe Maqedonisë së Veriut jo. Zerimi i këtij hendeku të turpshëm është një sfidë që ne duhet të përmbushin edhe për dinjitetin e shoqërisë sonë. Fermerët kanë nevojë për mbështetje dhe jo për lëmoshë!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb