TIRANE

Egli Tako, partnerja e Olsi Bylykut, do të festojë ditën e sotme ditëlindjen e 24-të dhe këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo, përveç kësaj, Egli tregoi se kjo nuk do të jetë si të gjitha ditëlindjet e tjera, pasi është infektuar me Covid-19. Në një postim në Instastory, Tako shkroi:

“Për të qenë e sinqertë, nuk jam shumë entuziaste për ditëlindjen… Pasi vuajta me ankthin dhe depresionin, tani rezultova pozitive me Covid-19. Thonj të parregulluar, flokët, qerpikët, vetullat, trajtimet për t’u ndjerë si vajza e ditëlindjes si çdo vit tjetër… Siç e meritoja vërtet!

Ndihem keq, pa fuqi dhe e pa motivuar… Vesh gjatë gjithë ditës rrobat e të dashurit tim, madje edhe të brendshmet e tij… haha!

Pra, po. Dita e 7-të me Covid. Dhurata më e mirë për këtë ditëlindje është që ta kaloj këtë situatë lehtë dhe pa komplikime. Shëndeti mbi të gjitha!”.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Instastory më parë, teksa fliste për mënyrën si e ka menaxhuar ankthin, Egli shkroi: “Duke e pranuar, duke bërë terapi, duke i thënë vetes që do kalojë. Por edhe medikamente për një kohë të shkurtër me recetë mjekësore. Që të kalojë plotësisht do kohën e vet, nuk është një periudhë e prerë me thikë. Thjesht vjen e zbehet derisa mësohesh të jesh aktiv, e kupton se më e keqja ka kaluar. Jam në përmirësim”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb