Presidenti Joe Biden do t’ia kalojë pushtetin Zëvendës Presidentit Kamala Harris pas shtrimit në spital. Lajmi eshtë bërë i ditur nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Biden iu nënshtrua procedurës së transferimit të pushtetit të premten në mëngjes, një ditë para ditëlindjes së tij të 79-të.

“Siç ishte rasti kur Presidenti George Ë. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe pas procesit të përcaktuar në Kushtetutë, Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin Zëvendës Presidentit për një periudhë të shkurtër kohe kur ai është në spital. ”, tha Psaki në një deklaratë. “Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në Ëest Ëing gjatë kësaj kohe.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb