DURRES- Drejtoria e ALUIZINI-t në Durrës ka shpërndarë një ditë para festës së Krishtlindjes lejet e legalizimit për Kishën Katolike dhe manastirin e Shën Vlashit. Duke dorëzuar lejet e legalizimit për të gjitha objektet e kultit të besimeve katolike dhe ortodokse në bashkitë e Durrësit dhe Sukthit, njësia e ALUIZNI-t në Durrës mbyll përfundimisht dhëniet e lejeve për të gjitha komunitetet fetare.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është dëshmi e angazhimit të mazhorancës për të përfunduar me sukses legalizimin e të gjitha objekteve që kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatë.

Gjatë këtij viti ALUIZNI në Durrës ka akorduar në total 55 leje ndërtimi për komunitetet fetare, 35 për komunitetin mysliman, 10 për kishën katolike dhe 10 për atë ortodokse.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb