Trajneri i kombëtares së femrave për Shqipërinë, Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19 bashkë me përgatitësin atletik.

Nesër kombëtarja e femrave luan sfidën ndaj Qipros në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’. N

Ndërkohë gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb lajmin e mirë se vajzat e kombëtares kanë dalë negative të gjitha pas testimit dhe janë gati për sfidën e nesërme.

Vajzat e kombëtares duket se do të duhet të bëjnë pa trajnerin e tyre në dy sfidat e ardhshme, me Qipron dhe atë me Portugalinë më 1 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb