TIRANË

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar me shpejtësi  në selinë e Partisë Demokratike për të takuar drejtuesin e saj, Lulzim Bashën.

Drejtuesja e LSI-së është e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili.

Nga ky takim pritet një koordinim mes dy partive kryesore opozitare në protestën e së shtunës, por ende nuk ka detaje për atë që do të diskutohet.

Basha dhe Kryemadhi në deklaratat e mëparshme kanë theksuar se kjo protestë e thirrur nga opozita e bashkuar ka për qëllim largimin e qeverisë Rama.

(N.M/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: