KORÇË

Të paktën 505 punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Korçës, do të jenë të angazhuar gjatë ditës së nesërme përgjatë gjithë procesit zgjedhor.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb”, se punonjësit e policisë kanë filluar që prej ditës së sotme shërbimin dhe do vijojnë pa ndalim, deri në përfundim të procesit të votimit dhe dorëzimit të kutive në KZAZ e qarkut.

Do të jenë pikërisht punonjësit e policisë ata që do të verifikojnë dhe monitorojnë në bazë të listave të Shëndetit Publik, personat e prekur nga COVID, për të mos i lejuar këta të fundit të votojnë të dielën e 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb