“Supertifozi” i Kombëtares “Kuq e Zi” Ballist Morina është dërguar në ambientet e paraburgimit të Durrësit, një ditë pas arrestimit të tij nga Policia e Kukësit.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Haxhia. Policia për rastin tha:

“Me dt 25.05.22 ne D.V.P.Kukes ka kapur shtetasin ne kerkim Ismail Xhemal Morinaj i dtl 30.09.1982, lindur ne Kukes e banues ne l.13 Durres.

Ky shtetas rezulton i shpallur ne kerkim pasi Prok.Durres me shkrese nr 2495 dt 29.10.2019 ka derg urdher nr 704 dt 28.10.2019 per ekzekutimin e vendim penal nr 410 dt 19.09.2019 te Gjykates Durres e e cila ka vendosur vuajtjen e pjeses se mbetur te denimit me 5 muaj e 12 dite burgim”.

Ndërkohë vlen të përmendet se për Morinën, Gjykata e Durrësit ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Trianës, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, thuhet ndër të tjera nga burime policore për gazetaren Haxhia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb