ELBASAN- Një makinë e shkrumbuar është gjetur nga policia në Elbasan. Mësohet se mjeti është djegur gjatë natës në lagjen “Kala”, ndërsa është pa targa. Dyshimet e para të policisë janë se makina është djegur qëllimisht.

Ndërkaq po punohet për identifikimin e poseduesit të makinës.
Ngjarja vjen një ditë pasi në Elbasan, u shënua një tjetër rast kriminal. Dje nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në lagjen ‘Emin Matraxhiu’.

Pas ngjarjes mjeti me targa AA616AB është gjetur i djegur në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’. Burime nga policia thanë se objektiv i atentatit ishte Ardian Çapja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb