Armëpushimi 36-orësh i shpallur dje nga presidenti Vladimir Putin ka hyrë në fuqi. Kështu raporton televizioni shtetëror rus.

Rusia tha se do të respektojë armëpushimin sot dhe nesër sepse është koha kur festohen Krishtlindjet Ortodokse. Por njoftimi është pritur me skepticizëm nga zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë, të cilët thonë se agresori ka një motiv të fshehtë.

Kievi zyrtar ka refuzuar t’i bashkohet armëpushimit dhe tha se ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet e ushtrisë ukrainase. Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se Putin “po përpiqej të gjente pak oksigjen” duke i lejuar trupat e tij të pushonin, ndërsa Instituti për Studimin e Luftës vlerësoi se Rusia po përpiqej të “dëmtonte reputacionin e Ukrainës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb