Një ditë pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, mediat greke kanë zbardhur telefonatën që ka bërë kryeministri Alexis Tsipras me homologun e tij Zoran Zaev.

Ky i fundit mësohet se i shprehu kurajo kryeministrit grek duke theksuar vështirësitë e mëdha e te përbashkëta te procesit çdo hap e më të vështirë, por që synon në stabilizimin e dy vendeve në një rajon te ri ballkanik.

Nga ana tjetër, ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Skai se me marrëveshjen e Prespes, Kotzias “iu dha identitet maqedonas shqiptareve të Maqedonisë. Baza e marrëveshjes me referim në Republikën e Iliden është baza e irredentizmit. Demokracia e Re është gati për rishikim të marrëveshjes nga zero, me qëndrim realist dhe largpamës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb