Komisioni i Rithemelimit të PD është mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë blu.

Siç shihet nga fotot, mbledhja drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, teksa zhvillohet në zyrën e kryetarit, siç u njoftua më herët nga drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo. “Zyra e Kryetarit në seli do të shërbejë si zyra e mbledhjeve të Komisionit të Rithemelimit deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike!”, shkruante Garo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit vjen një ditë pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar të PD, ku pati debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit Enkelejd Alibeaj. Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt duke e akuzuar për se punon kundër demokratëve për interes të Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër Alibeaj akuzoi Berishën për pushtimi ne selisë dhe se do të hiqet si triumfator, duke kërkuar të pritet vendimi i Apelit për drejtimin e PD-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb