ELBASAN- Një ditë pas protestës së fëmijëve dhe nxënësve të shkollës 9-vejcare në Mengel të Elbasanit e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës, deputeti i qarkut, Taulant Balla ka inspektuar sot nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës, së dëmtuar nga tërmeti një vit më parë.

Balla është shoqëruar nga kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ndërsa ka thënë se PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej.

“Shkolla kishte degraduar dhe mund të shembej. Po vendosen sot trarë betoni për të forcuar strukturën. Punimet do të përfundojnë për 15 ditë. PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej. Turp për ata që bëjnë politikë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra. PD mbështeti në Këshillin Bashkiak rikonstruksionin. Nëse nuk ndërhyhej Shkolla ishte rrezik për jetën e fëmijëve. Është ndërhyrë sapo u konstatua degradimi dhe rreziku”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb