Rusia ka konfirmuar se gjenerali i lartë Yaroslav Moskalik u vra sot në një shpërthim bombe në makinën e tij, në Moskë.

Duke konfirmuar raportimin që përmendëm në orën 10.31, ngjarja është cilësuar si vrasje.

Autoritetet ruse konfirmuan gjithashtu një pajisje shpërthyese me “elementë goditës” të shpërthyer në një makinë në zonën Balashikha të kryeqytetit.

Moskalik ishte nënkryetari i Drejtorisë kryesore Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Ekzekutimi i gjeneralit rus vjen në një kohë kur Kremlini ka intensifikuar sulmet ajrore mbi Kiev dike shkaktuar ditët e fundit disa të vdekur. Përshkallëzimi i agresionit rus ka sjellë edhe reagimin e Donald Trump i cili ka paralajmëruar Putinin me sanksione shtesë nga Uashingtoni në rast se nuk shkohet drejt një marrëveshje paqeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb