Një ditë pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ambasadorët e huaj në vendin tonë kanë zbarkuar sot në zyrën e kryedemokratit Lulzim Bashaa, ku kanë zhvilluar një takim për rreth dy orë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në takim ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, si edhe anëtarët e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

  • foto galeri
  • foto galeri

Takimi i ambasadorëve me krerët e politikës shqiptare vjen në një kohë të tensionuar politike, teksa kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare janë për ndryshime kushtetuese dhe hapje listash, gjë e cila kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare, e cila ka kërkuar hapje 100% të listave pa prekur koalicionet parazgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb