TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë sot një komunikim me mediat. Konferenca është konfirmuar nga burime zyrtare për gazetarin Osman Stafa dhe do të mbahet në orën 18:00 në Hotel Rogner, ndërsa vjen një ditë pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken që e shpalli non-grata ish-presidentin dhe ish-kryeministrin bashkë me familjen e tij.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Sekretari Amerikan i Shtetit.

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Pasditen e djeshme Berisha shprehu keqardhje për vendimin në fjalë duke deklaruar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.

Berisha ftoi Sekretarin e Departamentit te Shtetit, Antony Blinken që të publikojë dokumentet ku faktohen pretendimet e SHBA-ve. Mes të tjerash ish-kryeministri deklaron se në lidhje me denoncimin e projektit për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka marrë kërcënime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb