Koreografi Tan Brama, ishte padyshim një ndër banorët më popullorë në ‘Big Brother Vip’.

Në një intervistë për “FitStation’” me Çenkuela Hasa në News24 Brama ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të njohur duke dhënë edhe mendimin e tij për finalistët dhe fituesin i cili shpallet më 18 shkurt.

“Fitorja anon nga Donaldi sepse është një nga më të klikuarit, por edhe nga Iliri. Shikoj një Donald që pi cigare në një cep dhe një Ilir që nga ana tjetër bën pompa. Nuk di çfarë të them sepse loja është ngushtuar shumë dhe vëmendja është tek të dy. Kemi Donaldin që është shumë inteligjent, i zgjuar dhe bën një lojë shumë të fortë, kemi dhe një Ilir që është shumë i fortë në lojë, ndërhyn dhe e thotë atë që mendon. Ne kemi parë që çdo prime vetëm te ata të dy është vëmendja. Unë i kam miq të dy, le ta fitoj më i miri.”- u shpreh Tan Brama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb