Sot është një e diel e trishtë për familjen Hysenbelliu, pasi i dhanë lamtumirën e fundit themeluesit dhe presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut i cili ndërroi jetë, pas infektimit me koronavirus.

Të afërm, miq, kolegë, gazetarë, figura të politikës zhvilluan homazhe paraditen e sotme, ku shprehën ngushëllimet. Mes tyre edhe gazetarja e ‘Gazetës Shqiptare’ Trendafile Visha e cila e cilëson z.Kasem si një ndër ‘burrat më zemërbardhë që e donin të gjithë i thjeshtë dhe i gjendur për cilindo që udha i vinte para’.

Postimi i plotë i gazetares Visha:
DY FJALE LAMTUMIRE…
O File, o File…!
Ky ze i njohur qe tashme me vjen nga afer e nga larg, ma ka shkulur zemren kete fundjave. Ky ze i njohur, i ngrohte dhe i embel me godet pareshtur brenda koke dhe deshmitar kam nje damar qe me pulson pareshtur ne njeren ane te ballit, dhe lotet qe me derdhen çurg. Dhe ndihem kaq e dobet per tu ngritur ne kembe e per te te dhene lamtumiren e fundit, drejtor; ty mikut tim, shokut tim, kolegut tim, vellait tim, babait tim, te dashurit tim ne teresine e peshes se kesaj fjale. (Une keshtu te kam konsideruar qe nga dita e pare e njohjes tone). Ti ishe nje nder ata burra zemerbardhe qe e donin te gjithe, i thjeshte e i gjendur per cilindo qe udha te vinte para. Ti nuk kishe fare lidhje me kapadailkekun e arrogancen qe te jep rendom statusi i punedhenesit, paraja, te qenit dikush ne kete vend te zhbere nga fukaralleku, mizerja dhe hipokrizia.

Ti ishe nje porte e hapur per gjithkend, nje dore qe te zgjatej ne çdo kohe; porte, e cila u mbyll nje dite me pare, dore qe do i mungoj shumkujt qe te njohu e te kishte prane.

Para kater diteve, te dergova nje mesazh, i cili mbeti pa pergjigje. Te urova sherim te shpejte, e te ktheheshe si shkemb i forte prane familjes tende dhe prane nesh, gazetareve qe ndame te miren e te keqen me ty. Perqafimi yne mbeti pezull… Jam e sigurt qe kete mesazh tashme e ke marre. Dhe po qesh me zemer, ashtu siç dije te qeshje vetem ti. Po ben shaka (se ishe hokatar i pashembullt prej natyre) ende pa kaluar kufirin per ne dimensionin tjeter.

E ndersa shpirti yt i lire endet dhe kete dite te diele rreth nesh, une kujtoj si sot ato dite maji te vitit 2011. Ishin zgjedhjet vendore. Ate dite isha me sherbim te Njesia nr.5 ne kryeqytet. Ti kishe mbledhur stafin e “Gazeta Shqiptare” dhe nder te tjera kishe pyetur: ku eshte Filja? Kur u ktheva, te gjithe me pyeten, e njeh drejtorin ti?! Fillimisht u tremba se mos…, pastaj mu bere aq i afert dhe i dashur, drejtor. Njeriun e mban gjalle fjala e mire. Dhe ti ishe me i mire se sa duhet. Ishe njeri i drejtperdrejte qe vleresonte maksimalisht njerezit qe e donin punen. Ti ishe nga te vetmit punedhenes qe uleshe me gazetaret ne kafe, qaje hallet me ta dhe thyeje tabute, duke dale nga rreshti i mendjemadhesise se njerezve qe njohim e takojme per çdo dite rreth e rrotull. Nuk ishe punedhenes censurues, nuk ishe hakmarres. Dhe kur debatonim ne tavoline, edhe pse ndanim bindje te ndryshme, ishe kaq degjues dhe perqendroheshe e vleresoje argumentin. Ti gjithkund e ne çdo gje beje diferencen nga te tjere drejtues mediash. Ndaj te kam vleresuar shume, ndaj me ishe kaq i afert. Ti ishe dhe je kujtimi me i mire i njeriut te medias, fushe te cilen e njihje aq mire dhe e menaxhoje po aq mire. Ti ishe i vetmi qe me nxirrje nga ai “cepi” ku kam zgjedhur te “fshihem”. (Nuk me ka pelqyer e nuk me pelqen zulma e tregut dhe e medias ne kete tranzicion te stergjate e qe duket sikur nuk ka te sosur). Jo ne pak raste jam ndier ne siklet kur thoje para kolegeve te mi: Filen e kam akademi brenda kompanise. Faleminderit shume drejtor, faleminderit! Do me mungosh shume i dashur! Merre dhe perqafimin tim dhe te gjithe kolegeve te mi para se te ndalesh hapin ne parajse! Te qofte dheu i lehte dhe pusho ne paqe o njeri zemerbardhe!

Ps: E kisha mbyll Fb, ngaqe dhe une e familja ime nuk i shpetuam “mysafirit” te paftuar e te tmerrshem Covid 19. Mu desh te rikthehem per te thene dy fjale lamtumire per ish-drejtorin tim Kasem Hysenbelli, i cili u largua nga kjo jete para kohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb