Triumfi në Champions një sezon më parë ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi fantastik. Liverpool është shndërruar në një makineri perfekte, një ekip me shumë klas që nuk njeh rival, aq më tepër në Premier Ligë, ku nuk njohin as humbje e as kundërshtar, titulli kampion është thjeshtë një formalitet, çështje shifrash.

Klopp 1200 1
Klopp 1200 1

Pavarësisht se Klopp ka ndërtuar një ekip të pathyeshëm, të kuqtë mbeten gjithnjë të vëmendshëm në merkato për të gjetur ndonjë element të rëndësishëm që mund të përmirësoj akoma më shumë cilësinë në skuadër. Sipas “Daily Exprees”, emri i parë në majën e listës së dëshirave është Jadon Sancho, talenti i B.Dortmund.

Sancho
Sancho

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, për të afruar sulmuesin e “kanarinave”, Liverpool i duhen afro 130 milion euro, një shifër shumë e lartë që tremb ekipin e kuq. Liverpool ka qëndruar në heshtje sezonet e fundit, nuk kanë qenë shumë aktiv në merkato, mund t’ia lejojnë vetes një investim të rëndësishëm por sërish 130 milion euro për një 19 vjeçar duket shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb