ZVICER- Kush nuk dëshiron për fëmijën e tij një emër standard, mund të “ri-krijojë” emrin e tij. Megjithatë, edhe kjo punë e ka çmimin e vet.

Nëse dëshironi që emri i bebes tuaj të jetë jashtë uniformitetit, tanimë, së paku në Zvicër mund të merrni ndihmë profesionale.

“Ne krijojmë emra të përveçëm me tingull dhe ritëm që harmonizohen me prejardhjen historike dhe kulturore të familjes”, thotë Marc Hauser, themelues dhe pronar i një agjencie që merret me çështje të tilla.

Megjithatë, sipas tij, emri i parë ekskluzive për pasardhësit e ka një çmim të lartë: rreth 28.000 franga zvicerane (rreth 23.000 euro) duhet të paguajnë prindërit, raportojnë mediat zvicerane.

“Shuma korrespondon me tarifat e zakonshme për krijimin e emrave të markave ndërkombëtare”, justifikon ai shumën pesë shifrore.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: