Mendoni një skuadër që nis me Casillas në portë, vazhdon me Van Dijk e Sergio Ramos në mbrojtje, me Iniesta në mesfushë dhe treshen Ronaldo, Messi e Neymar në sulm. Do të ishte një ëndërr për çdo trajner, një “magji” për secilin tifoz dhe një makth për të gjithë kundërshtarët. Por kjo skuadër nuk mund të jetë asnjëherë reale.

2d811
2d811

Gjithsesi, është “France Football” që stilon atë që e konsideron si formacionin më të mirë të dekadës. Sipas prestigjozes franceze, vendin mes shtyllave të portës e meriton Iker Casillas, I cili fitoi gjithçka me Real Madrid dhe kombëtaren e Spanjës, ndërsa tani vazhdon karrirën me Porton. Përpara tij rreshtohet një mbrojtje me katër, ku përveç Van Dijk e Sergio Ramos bëjnë pjesë Marcelo dhe një legjendë e Gjermanisë si Phillip Lahm.

0c47b3a800000578 5750909 Image M 14 1526843416501
0c47b3a800000578 5750909 Image M 14 1526843416501

Mesfusha ka një treshe fantastikësh. “France Football” kthen të papërsëritshmit e Barcelonës, Xavi e Iniesta, ndërsa bashkë me ta fiton një vend në skuadrrën e dekadës Luka Modric.

Fd240 15668793299904 800
Fd240 15668793299904 800

Nëse do të mund të realizohej, atëherë nuk do të kishte mbrojtje që mund të ndalte treshen e sulmit. Imagjinoni bashkë, Messi, Ronaldo dhe Neymar. Askush nuk do të mund ta ndalte këtë ekip, që për fat të keq të tifozëve dhe fatin e mirë të çdo kundërshtari është thjesht një skuadër virtuale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb