Ka nisur Forumi Ndërkombëtar i Investimeve të Ardhshme (FII), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për të diskutuar inovacionin, investimet dhe të ardhmen e ekonomisë botërore. Gjatë këtij eventi, kryeministri Edi Rama ka bërë disa deklarata të forta mbi të ardhmen e Europës dhe rolin që ky kontinent duhet të luajë në një periudhë të re historike.
Rama ka komentuar fjalimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte deklaruar se Zoti e shpëtoi për SHBA-në.
“Kur Trump thotë që Zoti e shpëtoi për SHBA, ai thotë vetëm gjysmën e të vërtetës. Besoj se Zoti e shpëtoi SHBA-në, por ka një plan edhe për Europën”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se një “epokë e re” mund të vijë për Europën, por gjithçka varet nga gatishmëria e kontinentit për të menduar jashtë kornizës dhe për të vepruar me guxim.
“Kur dëgjova Trump të fliste për një epokë të re që po afronte, besova se një epokë e tillë mund të çelet edhe për Europën. Çdo gjë mund të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të kuptojmë që çdokush po bën të pamendueshmen, ndërsa Europa mendon njësoj si në kohët para këtij momenti,” shtoi ai.
Rama theksoi se Europa duhet të fillojë të bëjë “të pamendueshmën”, duke nxitur ndryshime dhe inovacion që do ta mundësojnë të ecë përpara në një botë që po ndryshon me shpejtësi.
“Kur Trump thotë që Zoti e shpëtoi për SHBA, thotë vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se Zoti e shpëtoi sepse ka një plan edhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për një epokë të re që po afronte, besova që një epokë e tillë mund të çelet edhe për Europën, gjithçka mund të varet vetëm se sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të kuptojmë që çdokush po bën të pamendueshmen, ndërsa Europa mendon njësoj si në kohët para këtij momenti. Europa duhet të mendojë të bëjë të pamendueshmen dhe kjo nuk besoj se është shumë e vështirë”, tha ai.
(BalkanWeb)