Një Europian unik, i ngjyrosur kuqezi, vjen në “News24” me një format special. Atmosferë fantastike, analizë e detajuar, personazhe ikonë. Statistika, fakte, të gjitha në “Euro24” për të sjellë më pranë emocionet e një turneu të paharruar.
Çdo ditë, nga 14 qershor deri më 14 korrik, News24 sjell “Euro24”, një emision dedikuar totalisht kampionatit Evropian, një turne ndryshe, pasi në Gjermani, në mënyrë spektakolare u kualifikua edhe Shqipëria.
Bazuar në traditën e tij tashmë të madhe në realizimin e emisioneve sportive, News24 këtë vit ka vendosur që emisioni të transmetohet nga ora 20.00-20.50 për të kapur një target shikuesit të ndryshëm nga tradicionalja. Këtë herë ky emision sjell dy të ftuar të njohur në botën e futbollit, dy trajnerët e mirënjohur, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa, të cilët ofrojnë pikëpamjet e tyre eksperte dhe ndriçojnë aspekte të ndryshme të lojës.
Në moderimin e gazetares Trevisa Tufa, përveç analizave të ndeshjeve, “Euro24” sjell edhe lidhje direkte nga Gjermania me gazetarin e dërguar nga gazeta më e madhe sportive në vend: “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari, duke iu ofruar audiencës emocionin e ngjarjeve në kohë reale. Nuk do të mungojnë lidhjet direkte as nga sheshet e qyteteve kryesore të organizuar nga bashkitë përkatëse ku shikuesit do të kenë mundësi që së bashku të shohin në monitorët e mëdhenj ndeshjen në shoqërinë e njërit-tjetrit me një birrë Korça në duart. Kjo pjesë e programit siguron që shikuesit të jenë të lidhur me ndeshjet e tyre të preferuara dhe të kenë mundësinë të ndjekin zhvillimet në kohë reale.
Me ndihmën e pamjeve të konferencave për shtyp dhe pamjeve nga stërvitjet të mundësuara nga agjencia prestigjozioze e lajmeve Reuters, shikuesit tanë do të kenë mundësinë të njihen me prapaskenat e këtij Kampionati.
Analizat dhe ekskluzivitetet e shtypit botëror për këtë eveniment të rëndësishëm sportiv do të jenë një tjetër aspekt i këtij emisioni.
Në fund të fundit, “Euro24” synon të jetë një burim i rëndësishëm për të gjithë shikuesit që janë të interesuar për të qenë në dijeni me ngjarjet më të fundit, analizat më të thella dhe diskutimet më të ngrohta rreth Evropianit.