Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021.

Luan Rama nënvizon se e ka nisur këtë vit ndryshe, pas vizitës në studion e piktorit të njohur Arben Golemi. Ai shton se uron që viti 2021, të jetë si studio e piktorit Golemi, me ngjyra, e dominuar prej të bukurës dhe mirësisë.

  • foto galeri

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Luan Rama:

Një fillim ndryshe:

NË STUDION E PIKTORIT

ARBEN GOLEMI…

Arben Golemi, piktori me profilin më të përveçuar ndër bashkëkohësit e vet prej një stili unik ku ndërthuren me një elegancë imponuese agresiviteti i ngjyrave dhe brishtësia e linjave, perjetimet vullkanike dhe spontaniteti poetik, ka një ritual të shndërruar në ligjësi; në çdo 1 janar ai e fillon vitin në studion e vet mes bojërave e përballë telajove.

Duke ia ditur këtë të fshehtë mikut tim, i shkova sot në studio për ta nisur edhe unë bashkë me të këtë vit e për t’i “dhënë një dorë”, aty mes magjisë së krijimit, në universin e ngjyrave dhe mrekullinë përhumbëse që vetëm arti e zotëron, me fuqinë për të na dhënë ndjesinë e dashurisë për të bukurën dhe përuljen ndaj kultit të së mirës.

E me këtë ndjesi ju uroj:

gëzuar e qoftë për të gjithë ju një vit i dominuar prej të bukurës dhe mirësisë!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb