Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, ne kuader te Festivalit Nderkombetar te Filmit per te drejtat e Njeriut, shfaqi në Akademinë e Sigurise, filmin “Shenjti i së pamundurës”, me regji të Mark Uilkins. Pas Filmit, që ndiqte rastin e dy emigrantëve që dëbohen nga Amerika, u mbajt nje forum mbi Migracionin dhe trafikimin.

Skendaj: Shpeshherë etiketojmë apo bëjmë profile të personave që kryejnë, dhe paragjykimi qe kemi si shoqëri, na çon drejt njerëzve që janë të dobët ekonomikisht, ose nga pikëpamja sociale, të cilët nuk kanë të ardhura.

Pjetri: Organizohet ky aktivitet në kuadër të të drejtave të njeriut. Strukturat dhe shoqëria nuk duhet të mos shohin. Emigracioni është një fenomen që kërkon qasje nga e gjithë shoqëria jo vetëm nga një strukturë e shtetit për të ofruar ato shërbime apo për të garantuar ato të drejta.

Skender Kalemi, drejtor i shkollës së policisë e vuri theksin te raporti i strukturave te policisë me emigrantët e jashtëligjshëm dhe kujdesin në komunikim e sjellje, pavarësisht situatave me të cilat përballen.

Kalemi: Nëse nuk u kap sot, do të kapet nesër. Por do të ndiqen procedurat të zbatohen, edhe të drejtat e qytetarit të sigurohen, asnjëherë të mos prishet balanca në favor të njërit ose të tjetrit. Të gjithë duhet të trajnohen në këtë drejtim.

Festivali Ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriu sivjet është në edicionin e 16 duke sjellë realitete nga e gjithë bota mbi grupimet e margjinalizuara të shoqërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb