Për herë të dytë në tre vitet e fundit, finalja e Champions League është e gjitha angleze. Man.City-Chelsea thjeshtë konfirmoi atë që të gjithë e shijojmë çdo javë, Premier League mbetet një nga kampionët më të fortë, mos harrojmë edhe një tjetër detaj, Man.United ka rezervuar një biletë për në finalen e Europa League ndërsa Arsenal luan shanset me Villarael, në fund në të dy turnetë e UEFA-s mund të kemi katër ekipe angleze në finale.

Se çfarë mund të presim në finalen e madhe të Stambollit më 29 maj mund të krijojmë një ide paraprake që këtë të shtunë ku Man.City pret Chelsea në Premier League. Nëse “qytetarët” e Pep Guardiola arrijnë të mposhtin blutë mund të shpallet matematikisht kampion në Premier League. Pep Guardiola në këtë mënyrë mban të ndezur ëndrrën për të shijuar një tjetër “tripletë”, këtë herë në krye të Man.City, pasi më herët kanë fituar Kupën e Ligës kundër Tottenham. Në çdo rast, Guardiola duhet të ketë kujdes nga Chelsea, më 15 mars londinezët i mposhtën në FA Cup.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb