Me 3 pikë në katër ndeshje, Partizani kryqëzon gishtat që “Air Albania” të jetë fatsjellës në këtë fillim sezoni ku asgjë nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Impianti modern mirëpret sfidën e parë post Kombëtare, Partizani-Kukësi. Ekipi i Ilir Dajës ka pasur kohën në dispozicion të rikuperojnë disa titullarë jo në formën e duhur fizike dhe mbi të gjitha të gjejnë formulën e duhur drejtë suksesit.

Partizani
Partizani

Të kuqtë duhet të korrigjojnë disa detaje, mbi të gjitha në mbrojtje, ku janë jo pak të prekshëm por dhe në fazën sulmuese, tre gola të shënuar janë shumë pak për një skuadër që synon titullin.

Longo
Longo

Kukësi është një test i fortë për kryeqytetasit, një skuadër që luan një futboll të bukur dhe mbi të gjitha një futboll ofensiv. Diego Longo rikthyet me më shumë peshë brenda ekipit, presidenti Gjici i doli garant se gjithçka është në dorën e tij, do të ketë fuqi absolute. Në kushte perfekte, kjo pritet të jetë një sfidë me shumë emocione, mes dy ekipeve që kërkojnë maksimumin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb