Qasja e Interit ndaj Lautaro Martinez është e qartë, futbollisti largohet vetëm në atë rast kur një skuadër arrin përpara 15 korrikut të paguaj klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro. Zikaltërit nuk janë të detyruar të shesin, për momentin kanë një buxhet të shëndetshëm, Conte nuk dëshiron që “demi” të largohet, por nga ana tjetër Barcelona nuk dorëzohet me drejtuesit e klubit që dëshirojnë ti bëjnë një dhuratë Leo Messit.

Mundo
Mundo

Me rifillimin e sezonit në La Liga, Barcelona do të ketë mundësi të përfitoj shuma të konsiderueshme nga sponsorët, para të cilat do të përdoren për të transferuar në “Camp Nou”, Lautaro Martinez. Sigurisht që nga ana tjetër blaugranët janë të detyruar edhe të shesin, për të qenë korrekt me rregullat e “Fair Play financiar”, për këtë arsye prej kohësh kërkojnë të gjejnë një blerës të ri për Coutinhon por dhe për Semedo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb