Moderatorja Einxhel Shkira vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit shumë detaje rreth përditshmërisë së saj.

Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimin e fundit të ish-banores së BBV, e cila ka ndarë me fansat prapaskenat e një fotoje.

Në foton e publikuar Einxhel shfaqet e veshur me bikini buzë pishinës. Teksa shpjegoi prapaskenat e fotos, ajo nuk i kurseu as batutat. “Para se të shkonim për të ngrënë duhet të ndërohesha por drita ishte shumë e mirë dhe bikini shumë i lezetshëm dhe s’mund ta humbisja mndësinë për një foto.

Einxhel Story
Einxhel Story

Ndërkohë Dagz po vdiste për të ngrënë ashtu edhe unë. Ama foto ka prioritet kur je në plazh.

E bëri zemrën gur dhe kur më pa ulur tek pishina gati për pozën…por kur pash fotot e para u mërzita se nuk ishin si doja dhe ai u nevrikos sigurisht që unë nuk jam asnjëherë e kënaqur me rezulatatin”- shkruan Einxhel.

Pas disa lajmeve dhe ironizimeve të mediave nga ana e saj, Einxhel Shkira më në fund konfirmoi shtatzëninë një muaj më parë përmes një videoje në rrjetet sociale. Që pasi e bëri publike shtatzëninë e saj, moderatorja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe dedikimi për fëmijën që po pret. /Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: