Korrespondente e terrenit në TV më të madh informativ në vend, “News 24”, Brikena Metaj ndan pasionet e saj mes gazetarisë dhe gatimit.

Këto dy drejtime kërkojnë kohën dhe përkushtimin e tyre. Duke sakrifikuar shumë nga vetja, Metaj flet plot dëshirë për frymëzimin që e mban shumë aktive.

E ftuar në emisionin “Vila 24” , moderuar nga Androniki Kolka, korrespondentja e Gjirokastrës thotë se puna e përditshme, terreni i marrin shumë kohë, por gjatë qëndrimit në karantinë ka gjetur më shumë mundësi t’i kthehet gatimit dhe recetave specifike.

Ajo është pjesë e blogut të gatimit Albanian Cooking Lovers, ku promovohet kuzhina shqiptare dhe marrin pjesë disa blogere të tjera të njohura.

Metaj me ftesë të moderatores Kolka ka gatuar me shumë kënaqësi diçka nga zona e saj, Gjirokastra, quajtur bobollaqe, ndërsa rrëfimi për punën si gazetare, kujton dhjetëra reportazhe të realizuara me shumë dëshirë e përkujdesje.

Metaj thotë se i qëndron realizimit të projekteve mbi kokë në çdo detaj. E pyetur për profesionin, gazetarja Metaj thotë se në raportime i duhet të jetë e ftohtë e të mos përfshihet në ngjarje me qëllim që të përcjellë me korrektësi, pasi publiku kërkon të informohet. Më tej ajo thotë se ka zgjedhur të mos largohet nga TV “News 24” edhe pas disa ofertash, pasi bëhet fjalë për një emër të madh si “News 24” ku populli e kërkon për të folur hapur dhe i beson logos së këtij TV.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb