Ambasada Shqiptare në Athinë ka ndarë me të gjithë një lajm të mirë për vogëlushin shqiptar që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishin grek Samos. Ambasada ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur (edhe pse mban maskë) ndërsa përshëndet.

Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit. Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.
Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest
dashurie për heroin tonë Eriko.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb