Një katërvjeçar gjerman nga qyteti i Gladbeckut, në Gjermaninë Perëndimore, u kthye nga një festë e kohëve të fundit në Holandë me një granatë dore të Luftës së Dytë Botërore në çantën e tij, njoftoi policia.

”Prindërit e djalit gjetën objektin e dyshimtë në çantën e djaloshit”, theksuan ata për gazetën ”WAZ”.

Hetimi zbuloi se djali kishte gjetur granatën me madhësinë e një bananeje, në një pellg dhe e kishte futur në çantën e shpinës pa u vënë re nga prindërit e tij.

Ekspertët e shërbimit të çminimit u siguruan për rrezikshmërinë dhe arritën ta çaktivizojnë atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb