Një grua 97-vjeçare nga Koreja e Jugut e infektuar me koronavirus është shëruar plotësisht dhe është liruar nga karantina, duke e bërë atë pacientin më të vjetër të virusit të rikuperuar plotësisht, thanë zyrtarët të enjten.

Pacientja, nga qyteti juglindor i Cheongdo, u kthye në shtëpi pasi u shërua plotësisht nga COVID-19. Qyteti është ngjitur me Daegu, një epiqendër e shpërthimit lokal. 97-vjeçarja është personi më i vjetër midis gjithsej 4,144 rasteve të rikuperuara të COVID-19 në vend.

Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.

Koreja e Jugut të enjten raportoi 104 raste të reja, të cilat u zbuluan të mërkurën, duke e çuar numrin në 9,241 raste, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut. Numri i vdekjeve u rrit me 6 duke shkuar në 132, dhe 56 pacientë me virus janë në gjendje kritike.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione me koronavirus dhe 21 287 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb