Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka prezantuar me anë të një statusi në “Facebook”, kandidaturën për deputete të Esmeralda Qirkos në këtë qark.

Në shkrimin e tij Çela e cilëson Qirkon si një intelektuale dhe një përfaqësuese të jashtëzakonshme të vlerave dhe qytetarisë beratase, duke shtuar se ajo është një sipërmarrëse e ndershme që punëson mijëra familje në Berat dhe të gjithë Shqipërinë, në sektorin fason.

Postimi i plotë
Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm.
Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.
Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason.
Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë.
Sot është një ditë e bukur për LSI.
Sot është një ditë e bukur për Beratin.
Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë!
LSI rritet përditë!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb