Në afërsi të Bularatit, një grua rreth të 60-ve është ndjerë keq për shkak të ecjes së gjatë në diell, për më shumë se 6 km në këmbë.

Kështu raportoi gazetari Erjon Skëndaj nga Kakavija, teksa tha se punonjësit e policisë që ndodheshin pranë po i japin ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që pritet ambulanca.

Zonja ka pasur një gjendje të fikëti dhe ka rënë në anë të rrugës. Ndihma i është dhënë nga disa qytetarë të tjerë dhe më pas një punonjës i policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: