TIRANË

Qeveria “Rama 3” pritet te ndryshojë si në strukturë, ashtu edhe në përbërje. Aktualisht ekzekutivi shqiptar përbëhet nga 15 ministri, pa përfshire postin e kryeministrit dhe zv/kryeministrit.  Struktura e re e qeverisë pritet të ndryshoje, duke u rritur përmes krijimit të portofoleve te reja.

Korridoreve të mazhorancës socialiste, përfliten disa emra që do të marrin drejtimin jo vetëm te ministrive, por edhe të Kuvendit të Shqipërisë. Po agjë nuk është e sigurt deri në momentin e zyrtarizimit të listës nga vetë kryeministri Edi Rama. Megjithatë në krye të Parlamentit mendohet se Edi Rama do të zgjedhë një zonjë.

Si anëtare e qeveisë së re, e vetmja që është konfimuar nga vete Rama është Elisa Spiropali, e cila do të vijojë detyrën e ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin. Sa i takon emrave të drejtuesve të tjerë të ministrive, pritet që të mësohet zyrtarisht nga vetë kryeministri në mbledhjen e Asamblesë.

Rama njihet si njeri i surprizave sa i takon përzgjedhjes së personave me të cilët do të punojë në qeveri. Ekipin qeveritar ai e ka bërë publik vetëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe sekretin e ka ruajtur gjithnjë. Një veprim i cili ka mbajtur në ethe të gjithë deputetët.

Në PS ka një rregull që të gjithë duhet të jenë të përgatitur për të kontribuar në çdo pozicion pavarësisht peshës politike, si në atë të deputetit, ashtu dhe në atë të ministrit.

Kabineti i ri qeveritar pritet të ristrukturohet, pasi mendohet se do të krijohen ministritë e reja. Dikastere të cilat do të formohen përmes kalimit të disa anekseve të ministive eksiztuese në një të portofol të ri.

Kështu mendohet që Energjitika të bashkohet me Mjedisin, duke krijuar një minitri të re. E po ashtu pritet të krijohet një ministri e re ku do të përfshihet Ekonomia dhe Rindertimi. Një tjetër portofol i ri ministror që është menduar do përbëhet nga bashkimi Mbrojtjes Sociale Rinisë dhe Sportit.

Pavarësisht konflikteve të forta politike nuk priten surpriza nga Presidenti Meta, referuar deklaratës së tij publike pas rezulatit të zgjedhjeve kur theksoi se do të bashkëpunojë me partinë fituese për të mirën e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb