Deputeti i PS Pandeli Majko , ka folur për votën e diasporës në konferencën e KQZ dhe OSBE, ndërsa u shpreh se tashmë topi mbetet tek KQZ për t’i dhënë drejtim kësaj çështje.

Më tej shtoi se palët kanë frikë nga njëra –tjetra dhe kjo ka bllokuar edhe procesin.

“Një grua ose është shtatzënë ose nuk është shtatzënë , një grua pak shtatzënë nuk ka. Ligji ose do të zbatohet ose nuk do të zbatohet. Lidhur me faktin se do kemi patronazhistë në Perëndim për t të manipuluar zgjedhjen, nëse dalin njerëzit atje të patronazhojnë në qafë paçin veten. Perëndimi ka rregulla të tjerë, nuk duhet t’ja qajmë hallin kalorësit. Ta shohim njëri- tjetrin në sy dhe të kuptojmë . Ne kemi frikë nga njeri tjetri dhe kjo frikë e jona ka bllokuar një të drejtë Kushtetuese, shihni Kosovën, nuk abuzon njëri atje, Sot topi është tek KQZ.”, tha Majko.

Nga ana e tij Celibashi tha se tashmë mbetet për t’u parë në ditët në vijim se ku do të jetë topi.

“Jam i sigurt që do e shohim shumë qartë se ku do jetë topi nga sot e tutje. Sipas parashikimeve të Kodit është përgjegjësi e Komisionit të zgjedhjeve të nxjerrë aktet. Por ka shumë rëndësi të shikohet se në çfarë kohe i është ngarkuar ky detyrim KQZ-së. Nëse i ngarkohet 6 muaj para zgjedhjeve, është thuajse e pamundur të bëhet. Tani e tutje publiku dhe ne do të shikojmë se ku jemi të pozicionuar.”, u shpreh Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb