Në lojën e sekreteve janë zbuluar detaje që nuk i dinim rreth personazheve në Big Brother Albania VIP.
Aktorja Arjola Demiri ka treguar se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë.
Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri. Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur.
“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit.
Ndërsa Demiri është tërhequr nga raporti me gruan, duke vazhduar jetën e saj normalisht.