Kur viziton Korçën nuk ke si të mos ndalesh në ambientet e birrës se pare shqiptare, emri i së cilës i ka kapërcyer kufijtë. Një grup turistesh dhe pedagogesh holandeze janë tërhequr nga godina moderne e me pas plot kureshtje kanë kërkuar të mësojnë më shumë rreth historisë se birrës Korça, emrin e se cilës e kanë dëgjuar edhe në vendin e tyre. Kultura shqiptare, ndërthurja e elementeve historike me ato moderne dhe investimi modern me teknologjinë më të fundit ne fabrikën Korça, le përshtypje të veçanta tek vizitorët.

Ndërkohë një nga studentët shprehet se: “Kam pasur gjithmonë dëshirë te prekja nga afër kulturën shqiptare. Kur erdha këtu nuk kisha asnjë pritshmëri, por kur erdha u surprizove shume. Përzierja e elementeve historike me ato moderne, dhe me pëlqeu shume birra juaj, është vërtetë shume e freskët”.
“Zgjodhëm të vijmë në Shqipëri për shkak të natyrës dhe sepse njerëzit këtu janë shumë miqësore. Turizmi është ende në fazën e zhvillimit dhe është interesante për studentet tanë që ta shikojnë këtë. Ne e nisëm udhëtimin tonë me shumë interes dhe me dëshirën për të parë se si realizohet birra ne vendin tuaj”, tha një nga vizitorët.

Por shija e birrës Korça është ajo që i impresionon me tepër turistet. Një nder me të veçantat e cilësojnë ata shijen e kësaj birre duke ia kaluar edhe asaj holandezes.
birra korca4
“Nuk erdha këtu për te pire Haineken apo një birre tjetër, doja diçka speciale dhe birra Korça është vërtetë speciale. Është e lehte, ka shijen e birrave te tjera cilësore, nuk te rendon ne stomak, është vërtetë një birre shume e mire dhe te shijon sikur ke pire një birre cilësore”, tha një student tjetër.
Sakaq, një vizitor holandez pohoi se: Më pëlqen shumë birra Korça, është e freskët. Me pëlqen madje edhe me shume se birrat holandeze. Dhe jam shume i sinqerte kur e them këtë sepse birrat tona holandeze kane një reputacion ne te gjithë botën, por ne fakt birra shqiptare është me e mire se ajo holandeze”.
Po ashtu vlerësime shprehu edhe një tjetër student: “Është kënaqësi qe vijmë te vizitojmë një birrari dhe ne studentet holandeze e pëlqejmë shume birrën. Dhe ne fakt na pëlqen shume birra Korça”.

Në prag të sezonit turistik, Korça kthehet në destinacionin kryesor të turistëve vendas dhe të huaj. Tradita e birrës rruhet më së miri duke nxjerrë në pah vlerat dhe cilësinë e veçantë që ajo ka. Vizitorët janë të shumtë në fabrikën e birrës, duke kërkuar të mësojnë më shumë rreth historisë dhe të provojnë shijen e saj. Vetëm pak kohë më parë, fabrikës i’u shtua një investim i ri për rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe duket se kjo ka sjellë interes më të madh nga turistët. Ndodh shpesh që vizitorët të zgjedhin Birra Korça për të kaluar një pasdite të këndshme në ambientet e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: