Një grup të rinjsh nga Bajza e Shkodrës kanë kërkuar ndihmë nga policia pasi kanë mbetur të bllokuar në afërsi të fshatit Fushë-Zezë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se disa persona kanë shkuar për të bërë ngjitje në mal, por njëri prej tyre, Orlando Gila,  ka paraqitur vështirësi shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë me dije se drejt tyre u nisën  dy grupe shpëtimi dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe një ambulancë, të cilën transportuan më pas në spital të riun.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb