TIRANË

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas çeljes së negociatave dhe konferencës së parë ndërqeveritare mes Tiranës, Shkupit e Brukselit.

Ai shkruan se është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët dhe një detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush, për të përmbushur kriteret.

“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurrencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë ?? si ??”, deklaron Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: