Pas festës së titullit kampion, rruga e Antonio Conte duket e shkruar, tekniku bëhet gati të largohet nga Inter. Mund të jetë çështje orësh ose ditësh, për të bërë publik një vendim të tillë, pa diskutim i bujshëm. Të largohesh në këto kushte pasi riktheu titullin në Milano nuk është aspak e lehtë por ky vendim nuk është i pa pritshëm. Presidenti Zhang dhe stafi drejtues i Inter kanë një mendje një projekt ndryshe nga ai i Antonio Conte, disa pika ku palët ndahen në mënyrë kategorike. Zhang nuk tërhiqet nga ideja për shkurtim të pagave ndërsa parashikon gjithashtu një merkato të kujdesshme me pak shpenzime. Conte nuk mund të ketë “top player” që dëshiron për të krijuar një cikël fitues në Serie A apo të jetë konkurrues në Champions. Në çdo rast, si Conte ashtu edhe presidenti Zhang kërkojnë një largim të butë, trajneri është ende nën kontratë edhe për një tjetër vit, shkarkimi përjashtohet si opsion, dëshira është që të gjejnë një kompromis.

  • foto galeri
  • foto galeri

Conte nuk do ta ketë të vështirë për të gjetur menjëherë një skuadër të re. Gjithnjë sipas mediave italiane, Conte do të largohet nga Italia, Premier League mbetet destinacioni i parë ku klube si Tottenham apo Man.United po ndjekin nga afër këtë situatë. Një opsion po aq joshës, më i rëndësishmi për të, mbetet Real Madrid. Zinedine Zidane do të largohet dhe Conte mund të jetë një opsion i vlefshëm për presidentin Perez, edhe tre sezone më parë kërkoi shërbimet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: