KOSOVË

Pas takimit të dytë sot Kurti dhe Mustafa do të takohen përsëri nesër. Por ajo çfarë deklaroi pas takimit 3- orësh zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa lë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje për një koalicion qeverisë të përbashkët LVV- LDK me kushte.

““Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, tha zëdhënësi Besian Mustafa.

Ditën e djeshme Kurti dhe Mustafa zhvilluan po ashtu një takim. Albin Kurti i bëri ofertë publike LDK-së që të mbajë Ministrinë e Brendshme, një zv.kryeministër dhe katër ministri të tjera kurse LVV publikoi emrat për ministritë e veta. Nga ana tjetër LDK ka kërkuar prej kohësh postin e Presidentit ndërsa Hashim Thaçi, Presidenti aktual kërkon një emër për kryeministrin që do të formojë qeverinë e re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb