Votat e nevojshme në parlament për miratimin e Kodit Zgjedhor të ardhur nga Këshilli Politik duke se janë plotësuar. Pas deklarimit të votës pro të 6 deputetëve të opozitës parlamentare, kuorumi për votimin e Kodit Zgjedhor në parlament është arritur.

Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Besnik Troplini, Suzana Topi, Gjetan Gjetani dhe Lefter Maliqi deklaruan sot votën e tyre pro konsensusit të arritur në Këshillin Politik.

Maxhoranca ka 78 vota, PS-74 vota, PSD- 1 si dhe 3 deputetët Elena Xhina, Reme Lala dhe Dritan Bici që hynë në parlament nga listat e PDIU por me daljen e opozitës nga parlamenti kaluan në grupin parlamentar demokrat që drejtohet nga Myslim Murrizi. Kujtojmë se ata kanë votuar të gjitha ligjet e qeverisë prej vitit 2017.

Listës i shtohen edhe 6 deputetët e opozitës, duke bërë kështu 84 vota pro kodit zgjedhor të dalë nga Këshillit Politik. Ndërkohë sot PS deklaroi se i qëndron marrëveshjes dhe se do ta kalojë më 23 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb