UKRAINE

Një helikopter ushtarak Mi-8 është përplasur të mërkurën në mbrëmje në rajonin e Rivne, në Ukrainën perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarakëve në bord.

Mes personave që kanë humbur jetën është edhe një komandant i brigadës së 16.

Shkaqet e tragjedisë mbeten akoma të paqarta. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe ka urdhëruar një hetim të forcave të armatosura.
‘Ushtria jonë- ka thënë Zelensky- nuk duhet të humbë ushtarë gjatë stërvitjes’.

(da.xhaBalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb