TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se ideja e depolitizimit të komisioneve si pjesë e reformës zgjedhore është një atentat shumë i rëndë për demokracinë.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se komisione zgjedhore të depolitizuara, në Shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet. Ai e sheh këtë si një hile të zezë të maxhorancës.

POSTIMI I MANJANIT
Një hile e zezë që po vërtitet të na prezantohet si reformë zgjedhore është, depolitizimi i komisioneve.
Dëgjova që edhe Kryeministri i pa punë këtë gjë ka thënë.
Kjo do jetë padyshim vrasja e çdo lloj shprese për të mbajtur zgjedhje në vend. Nuk po them të lira e të ndershme, se as që bëhet fjalë.
Por s’do ketë më zgjedhje fare!
Pra nëse heqim balancën politike ku palët ruajnë njëra-tjetrën në komisione dhe ti zëvendësojmë këto të fundit me demek jo politikë është utopi.
Ku janë këto jopolitikë?! Në administratën monopartiake, apo në shoqërinë civile që këndon sipas donatorit?!
A i patë votimet e 30 qershorit, ku s’kishte askush që t’i ndalonte në masakrën e mbushjes së kutive?!
Ky është standardi i reformës se depolitizimit?!
Që ta mbledhim mendjen, ne këtu dhe ata që shkruajnë raporte teorie: komisione zgjedhore të depolitizuara, në Shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet.
Ky do të ishte një atentat shumë i rëndë dhe përfundimtar i demokracisë!

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb