Shkarkimi i Thomas Brdaric nga stoli i Vllaznisë vijon të bëjë jehonë. Kjo ishte një javë e nxehtë edhe në kryeqytet teksa u shkarkua Devolli nga Dinamo ndërsa në vendin e tij u ul italiani Rodolfo Vanoli. Këto lëvizje nuk i kanë lënë një shije të mirë teknikut të mirënjohur, Shpëtim Duro.

I ftuar në News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, Duro theksoi se trajnerët e huaj në Shqipëri janë një “histori dështimi”, të mbivlerësuar dhe shumë herë më mirë të paguar, por në fund shifrat e tyre lënë gjithnjë për të dëshiruar.

Duro preku edhe temat kryesore duke nisur nga ecuria e Tiranës, për të nuk ka më asnjë dyshim, askush nuk i ndal më bardheblutë drejt titullit kampion. Si një ish i famshëm, Duro analizoi edhe situatën tek Partizani, ku nuk arrin të kuptojë pse janë kaq shumë euforik, dhe si ka mundësi që kanë lëvizur kaq keq në tregun e transferimeve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb